Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaTe FunditTe Gjitha

Deputeti i PDK rezulton pozitiv me koronavirus: Kam shfaqur simptoma të lehta, u infektova nga…

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka zbuluar se ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Në një postim në Facebook, sqaron se ka qëndruar në ambiente me persona që kanë qenë të infektuar.

Memli është i izoluar prej ditësh së djeshme dhe ka shfaqur simptoma të lehta dhe i bën thirrje të gjithëve që të kujdesen për shëndetin e tyre.

Postimi i plotë:

Pas shfaqjes së disa simptomave të lehta dhe duke qenë i ekspozuar në ambiente ku persona të tjerë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, dje jam testuar dhe sot kam rezultuar pozitiv edhe unë.

Andaj, prej dje jam në izolim dhe po i ndjekë rekomandimet e profesionistëve shëndetësorë.Ju ftoj të gjithëve që të keni kujdes të shtuar, për vete dhe për rrethin tuaj, duke mbajtur distancën sociale, maskat mbrojtëse dhe higjienën personale. (A.M/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *