Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka ndarë një tjetër video të vjetër të kryeministrit Edi Rama në kohën që protestonte, kundër Policisë së Shtetit.
Vasili krahas videos të 21 janarit të 2011-ës, shkruan se Rama ndryshe nga sot dhunonte policinë dhe përdorte flamurin si mjet anti-kombëtar.
Vasili e cilëson Ramëm si një gënjeshtar ordiner dhe maniak të karriges së pushtetit. Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, i kujton kryeministrit edhe historinë me policin Amarildo Yzeirin, të cilin e uli nga detyra.
Postimi i Petrit Vasilit
Kryeministri dje dhunues i policise dhe i flamurit, sot qan si krokodil per te.(video)
Historia e ketij kryeministri eshte banalisht historia e nje genjeshtari ordiner maniak te karriges se pushtetit,sepse pa te cilen eshte me pak se hiçgje.
Ky qe sot qan e qurrepset per respektin qe gjoja ka per policine, ne 21 janar te 2011 e dhunonte si kriminel policine me drunj hunj e molotov bile perdorte edhe flamurin kombetar si mjet lufte,pasi i tille anti flamur eshte.
Sapo erdhi ne pushtet po ky kryeminister ne vend qe te ngrinte,perkundrazi e uli ne detyre Amarildo Yzeirin policin simbol qe mbrojti flamurin ne kulmin e dhunes se urdheruar nga ky mashtrues qe eshte sot ne krye te qeverise.
Ndaj shiheni videon dhe ju perseris,refuzoni te degjoni nje mashtrues kryeminister qe genjeshtren e ka te vetmin dimension te vertete te tij.
(J.D/Faxweb.al)