Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka reaguar ashpër ndaj programit të kryeministrit të ardhshëm Albin Kurti. Në fjalën e tij në Kuvend, Lekaj tha se nga ‘turri për të ardhur në pushtet, nuk ka pasur kohë të përgatitet”.
“Përmendët dialogun, por nuk listuat se si do t’i qaseni. E përmendët shëndetësisë, krejt e dimë që situata nuk është e mirë, por nuk treguar planin e veprimit prej ditës së nesërme. E përmendët ekonominë pa shifra. Përmendët mirëqenien sociale, dhe askush nuk pashë se si do t’i qasemi.”
Lekaj e krahasoi programin e Kurtit me manifestin e partisë komuniste.
“89 deputetë i ka pasë Qeveria Mustafa, ne e kemi rrëzu bashkë me 31 deputetë.” – shtoi ai.
(R.G/Faxweb.al)