Manuel Sarrazin, deputet i të Gjelbërve në Gjermani, teksa ka reaguar për prishjen e Teatrit Kombëtar, thotë se partia e tij mbështet protestat në Shqipëri, të cilat i shohin si zgjidhje demokratike.
Mesazhi i plotë
”Më vjen shumë keq për prishjen e Teatrit Kombëtar pothuajse brenda natës. Sepse unë i kuptoj dhe i mbështes protestat e atyre që duan të ruajnë asetet kulturore kombëtare dhe që janë të angazhuar për zgjidhje demokratike dhe transparente. Prandaj është shumë për të ardhur keq që nuk u gjend një zgjidhje e përbashkët midis qeverisë dhe artistëve”.
Teatri Kombëtar u shemb duke u gdhirë e diela e 17 majit ku qindra forca policie hynë dhunshëm në ambientet e godinës e cila ruhej prej 2 vitesh nga artistë dhe aktivistë. Shumë prej tyre u rrahën dhe u shoqëruan nëpër komisariate ndërsa përplasja qytetarë vijoi përgjatë gjithë ditës.
Në mbështetje të kësaj kauze doli dhe opozita shqiptare e cila ka premtuar që do e rindërtojë Teatrin e ri Kombëtar në të njëjtin vend ashtu siç ishte. Gjithashtu ajo u betua se do çojë para drejtësisë të gjitha ata që shkelën ligjin në ekzekutimin e këtij vendimi arbitrar për të rrëzuar një nga godinat e trashëgimisë kulturore.