Gjykáta Themelore në Prishtinë ka lëshuar të martën urdhër-arrest ndaj deputetit Etem Arifi, i dènuar me vendim të formës së prerë për mashtrimin me subvencione, që kapin shumën mbi 25 mijë euro. Urdhri është lëshuar me qëllim për ta dërguar atë në vùajtje të dènimit me bùrg.
Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi. “Ju njoftojmë se i dënuari E. A e ka pranuar vendimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës, me të cilin i është refuzuar ankesa si e pabazuar dhe është bërë i plotfuqishëm vendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë.
I dènuari E.A është dashur që pas pranimit të vendimit të lajmërohet në Qendrën për vuajtjen e dènimit me bùrg, por pasi që i njëjti nuk është lajmëruar, Gjykata ka lëshuar urdhëresë për ndalim, árrestim dhe dërgimin e të njëjtit në vuajtje të dènimit me bùrg”, tha Gashi në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë. Arifi është i dënuar me një vit e tre muaj bùrgim për veprën pènale “máshtrim me subvencione”.
Sipas vendimit të gjykatës, deputeti Etem Arifi, së bashku me Bajram Gashin, drejtor i OJQ-së “Zëri i Ashkalinjve”, kanë përvetësuar rreth 26 mijë euro. Etem Arifin,është deputet në Kuvendin e Kosovës nga Partia e Ashkalive për Integrim.