Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaPolitikëTe FunditTe Gjitha

Deputeti shqiptar del pozitiv me Coronavirus, infektohen gruaja dhe vajza: Ju lutem, mbani maskat!

Pak minuta më parë, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili ka rezultuar pozitiv për koronavirusin.

Në postimin e tij në Facebook, Ismaili shton se të infektuara janë po ashtu edhe bashkëshortja e vajza.

Deputeti Ismaili njofton gjithashtu se djali, Omeri ka rezultuar negativ për virusin ndërsa thotë po ashtu se familja është vetë-izoluar dhe do të qëndrojnë të mbyllur deri në momentin kur të shërohen plotësisht.

Postimi i plotë i Uran Ismailit: “Pas disa simptomave të paraqitura te vajza Uma, dhe pas nënshtrimit të testit për Covid-19, unë, bashkëshortja Arizona dhe vajza Uma rezultuam pozitivë, ndërsa djali Omeri negativ. Normalisht, sapo morëm rezultatet, u vetë-izoluam dhe do të qëndrojmë të mbyllur derisa ta kalojmë tërësisht këtë përballje me virusin. Duke u lutur për të gjithë të infektuarit që ta kalojnë pa probleme të mëdha këtë sfidë, shpresojmë që me ndihmën e Zotit edhe familja jonë ta kalojë lehtë. Ju lutem, mbani maskat, kujdesuni për higjienën dhe ruajeni distancën, që ta mbroni veten dhe të tjerët.”

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *