Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Deputeti demokrat tregon skandalin: Si iu bllokuan shqiptares në Durrës 3 frogoriferë

Deputeti demokrat Myslim Murrizi ka denoncuar sot një skandal që sipas tij ka ndodhur në doganën e Durrësit.

Ai thotë se një banoreje nga Çerma i ishin bllokuar tre frigoriferë të përdorur që po sillte për familjen e saj nga Italia.

Pas interesimit në doganë nga ana e deputetit, iu ishin shptrehur se ky ishte urdhër i ministrit. Sipas Murrizit kjo bëhet në mënyrë që të favorizohen bizneset në favor të qytetarëve.

REAGIMI I MURRIZIT:

Sot mora vesh nje SKANDAL.

Nje banore nga Çerme Shkumbini qe jeton ne Itali, kishte sjelle 3 FRIGORIFER te perdorur per familjen e TIJ.

Me mori ne tel, sepse dogana e DURRESIT nuk e lejonte ti kalonte, dhe ja ka bllokuar.

Interesohem ne drejtorine e pergjitheshme te doganave per kete problem.

U habita dhe u skandalizova nga pergjigja qe mora.

Paska nje urdher te ish MINISTRIT TE FINANCAVE, qe nuk lejohen FRIGORIFERE dhe KONDICIONERE te PERDORUR te futen ne SHQIPERI.

Kjo tregon fytyren e PISTE te zyrtareve HAJDUTE, te BABEZITUR dhe ORDINERE qe ju kane sherbyer si FUNDERRINA atyre BIZNESMENEVE qe importojne FRIGORIFERE dhe KONDICIONERE.

Ky eshte nje TURP per shtetaret qe favorizojne OLIGARKET, ne kurriz te QYTETAREVE.

Po pse ore te pangopur, po mallra te tjere nuk hyjne te perdorur ne SHQIPERI??

Po MAKINA te perdorura a hyjne ne SHQIPERI???

Kurre mos i gezofshit çfare keni perfituar dhe perfitoni ne kurriz te HALLEXHIJNVE.

I bej thirrje ministrit te financave z Arben Ametaj, ta anulloj urgjentisht kete urdher PLEHER te kujdo ministri PLEHER qofte.

Me gjeni nje vend te botes qe pranon vetem MALLRA te pa perdorur!!!!!

(E.K/Faxweb) 

 

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *