Deputeti Andi Përmeti është ankuar në fjalën e tij në seancën plenare duke thënë se i kanë dhënë vetëm 2 minuta për të folur, ndërsa çdo javë shkojnë 15 ligje për tu diskutuar. Teksa thotë se i takojnë vetëm 8 sekonda për të folur për secilin ligj, Përmeti kërkon që të shtohet minutazhi i diskutimit pasi gjendja e jashtëzakonshme ka përfunduar.
Nuk harron të përmendë se qëndrojnë 4 orë në ajër të kondicionuar, gjë që thotë se i rrèzikon shëndetin.
“Çdo javë sillni nga 15 ligje dhe kemi vetëm 2 minuta për të folur. I bie që janë 8 sekonda për të folur. Kjo është tállje. Rrimë 4 orë vetëm me ajër të kondicionuar. Ka raste që dëgjojmë kryeministrin Rama për 1 orë e gjysmë. Nuk besoj që ka mjek që thotë sèmureni për 6 orë dhe jo për 4 orë. Gjendjen e pándemisë e di vetëm një Zot sa zgjat. Kushtet në sallë janë rrèzik për shëndetit”, tha Përmeti.
Ndërsa kryetari i Kuvendit e cilësoi të gábuar retorikën e tij dhe i kujtoi se janë miratuar akte normative për këtë gjendje.
“Keni gabim gjithë retorikën tuaj. Të respektoj se je pjesëtar i kësaj salle. Por më shumë vendimin e ekspertëve tonë dhe ndërkombëtarë. Kështu që parlamenti i Shqipërisë nuk bën asgjë më pak, përkundrazi më shumë se sa parlamentet homologe.
Nëse numri i të ínfektuarve ishte me shifra më të ulëta, tani është rritur. Prandaj ne duhet të japim shembull që nuk duhet të shkujdesemi për aktet normative të Kuvendit të Shqipërisë. Duke e shpërdoruar fjalën japim mesazhin më të gabuar, prandaj duhet të zbatojmë protokollin”, tha Ruçi.(A.M/Faxweb.al)