Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

I dënuar me 7 vite burg, Interpol Tirana ekstradon nga Gjermania shqiptarin e kërkuar (FOTO)

Një shtetas shqiptar 31-vjeç është ekstraduar nga Gjermania.

Fax News raporton se i riu rezulton i dënuar me 7 vite burg për veprën penale “Vjedhja me dhunë“ e kryer në bashkëpunim.

Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Frankfurt/ Gjermani i shtetasit shqiptar Redi Ferizaj (Allkoci ), 31 vjeç lindur në Tiranë.

Shtetasi në kërkim Redi Ferizaj (Allkoci ), u ekstradua nga Frankfurt/ Gjermani, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendim numër 2596, datë 07.07.2015 e ka dënuar me 7 vite burg për veprën penale “Vjedhja me dhunë“ e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 139 e 25 të Kodit Penal.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Ëiesbaden, u bë i mundur arrestimi i tij në Gjermani, duke e finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

NJOFTIMI I POLICISË

Interpol Tirana ekstradon 1 shtetas shqiptar, i dënuar me 7 vite burg për veprën penale “Vjedhja me dhunë“ e kryer në bashkëpunim. Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Frankfurt/ Gjermani i shtetasit shqiptar Redi Ferizaj (Allkoci ), 31 vjeç lindur në Tiranë. Shtetasi në kërkim Redi Ferizaj (Allkoci ), u ekstradua nga Frankfurt/ Gjermani, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendim numër 2596, datë 07.07.2015 e ka dënuar me 7 vite burg për veprën penale “Vjedhja me dhunë“ e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 139 e 25 të Kodit Penal. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Ëiesbaden, u bë i mundur arrestimi i tij në Gjermani, duke e finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

(F.M/Faxweb)

 

Fjalët Kyce
Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.