AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Denoncoi Ramën për vjedhje ikonash dhe arrestim në Francë, kërcënohet Gjergji Thimio pas intervistës në ”Fax News”

Paraditen e sotme koleksionisti korçar Gjergji Thimio, në një intervistë të transmetuar në Fax News, nuk i rreshti akuzat në drejtim të kryeministrit Rama, që sipas tij ka qenë i arrestuar dy herë në Francë për vjedhjen e ikonave.

Mirëpo menjëherë pas kësaj, Thimio shprehet se ndaj tij kanë nisur menjëherë kërcënimet, dhe disa punonjës policie janë parë pranë lokalit të tij.

 “Pas intervistës dhënë për Tv Fax  ku denoncoj kryeministrin Edvin Kristaq Rama (Edi), po largohem nga puna drejt shtëpisë, sepse ka shumë punonjës policie e civilë para lokalit. Po shkoj në shtëpi…. nuk e di qëllimin e pranisë së tyre, por mendoj se nuk është aspak dashamirës…është një terror i vërtetë. zoti me ruajt nuk kam siguri.

Para 10 minutave po kalojnë në mënyre presioni në pjesën që ushtroj aktivitet disa persona të spikatur për vepra te theksuara kriminiale…vrasje, përdhunime e rrëmbime në qytetin e Korçes natyrisht kontigjente të Partise Socialiste..rilindjes”, ka deklaruar Thimio për Syri.net.

I pyetur se çfarë masa po merr për vetëmbrojtje dhe a do të denoncojë, ai ka thënë se mbrojtjen e kërkon urgjentisht nga prokurori i Përgjithshëm dhe ambasada amerikane dhe drejtuesja e re e saj.

“Kërkoj urgjentisht mbrojtje ligjore nga prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë…e në veçanti nga ambasada e SHBA në Tiranë, nga e nderuara zonja e re ambasadore. I kërkoj ndihmë ambasadës së SHBA të më marrë në mbrojtje jetën në këto momente”, deklaron Thimio.

Fjalët Kyce

A do i përgjigjeni thirrjes së Presidentit Meta për të dalë në shesh në 2 mars në mbrojtje të demokracisë dhe Kushtetutës së vendit?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *