01:00 | 22/03/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Denoncimi për qendrat shëndetësore: Në Gorre mungon, në Fushë Kuqe në gjendje skandaloze (VIDEO)

19:40 | 14/04/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Denoncimi për qendrat shëndetësore: Në Gorre mungon, në Fushë Kuqe në gjendje skandaloze (VIDEO)

Emisioni “BOOM” në RTV Ora News trajtoi mbrëmjen e sotme problematikën e marrjes së shërbimit mjekësor në fshatin Gorre dhe njësinë administrative Fushë Kuqe në Laç.

Emisioni investigativ u nis nga një denoncim i një banori të Gorres për mbylljen prej një viti të qendrës shëndetësore të fshatit për shkak të shembjes së çatisë së godinës, çfarë i detyronte të udhëtonin drejt Fushë Kuqes ose spitalit të Laçit.

Por “BOOM” konstatoi se edhe shërbimi ambulator në Fushë Kuqe dhe pse vijonte shërbimin ishte në gjendje skandaloze.

Godina ka nevojë për ndërhyrje të menjëhershme për shkak të lagështisë dhe mykut që kanë veshur muret.

Mbi situatën në Fushë Kuqe, BOOM iu drejtua njësisë administrative Fushë Kuqe, por për fat të keq nuk mori asnjë përgjigje për shkak se nuk ndodhej asnjë njeri në zyra.

Në këto kushte gazetarja e BOOM udhëtoi drejt Kurbinit. Bashkia thotë se është në dijeni të situatës në këto dy qendra, edhe të tjerave të cilat nuk plotësojnë kushtet për shërbimin mjekësor por se nuk kanë fonde për të ndërhyrë.

 Halim Korina: Kemi problem, qendrës shëndetësore i ka rënë brenda tavani, çatia është shemb. Ato nuk mund të shërbejnë. kjo situatë ka një vit. Iu drejtova emisionit “BOOM” sepse unë më tepër jetoj me qetësues sesa me ilaçe. Për çdo qetësues që më duhet të bëj kur më kap dhimbja duhet të shkoj në Laç. Në vend që ta bëj me 1.5 km duhet ta bëj me 7 km. Unë vuaj nga zemra, mushkëritë, tensioni i lartë dhe reumatizma. Nevojat e mia janë bërja e qetësuesve, por edhe për një letër për vizitë të mos shkoj në Fushë Kuqe, por ta marr aty në qendër ku është.

Me 16.02.2016, Inpektoriati Shtetëror Shëndetësor ka mbajtur një procesverbal në të cilin saktëson se kushtet higjeno-sanitare të rënda dhe mungesa të tjera të cilat e bëjnë të pamundur një funksionim normal të kësaj ambulance. Dhe ka shtuar se deri në përmirësim të kushteve që mundësojnë një shërbim mjekësor normal ambulance nuk duhet të funksionojë. Pas plotësimit të kushteve duhet të njoftohet ISHSH Lezhë.

Banorët e fshatit Gorre që të marrin shërbimin mjekësor duhet të shkojnë në një tjetër qëndër shëndetësore, atë të Fushë Kuqes, e cila është rreth 2 km larg.

Pothuajse në të njëjtat kushte ndodhet edhe kjo qendër edhe pse shërbimi vijon. Godina ka nevojë për ndërhyrje të menjëhershme. Muret e saj të veshura totalisht me myk dhe lagështirë, ndërsa ka plasaritje dhe të suvasë.

Gjatë stinës së dimrit kjo qendër shëndetësore përballet me një tjetër problem. Pacientët e kanë të pamundur për tu futur në qendrën shëndetësore pasi e gjithë rruga bllokohet nga uji.

Shkak i përmbytjeve është disniveli mes rrugës kryesore dhe rrugës që të çon drejt qendrës shëndetësore të Fushë Kuqes. Rruga mbushet me ujë deri në shkallët e Qendrës Shëndetësore në kohë reshjesh.

BOOM iu drejtua njësisë administrative të Fushë Kuqes, që adminsitrohet nga Kristo Martinaj.

Por në këtë institucion të gjithë dyert u gjetën të mbyllura.

BOOM në bashkinë e Kurbinit

Pashk Kaci, shef kabineti në Bashkinë Kurbin: E dimë situatën, jemi të njohur jo vetëm vetëm me qëndrat shëndetësore në Fushë Kuqe dhe Gorres por me të gjitha qendra shëndetësore të bashkisë Kurbin. Kemi edhe qendra të tjera që nuk janë në nivele të kënaqshme, që të mund ti përgjigjen shërbimit shëndetësor për komunitetin. Ne kemi bërë dhe një kërkesë me një lloj grafiku të veçantë për të na mbështetur me investime edhe Ministria e Shëndetësisë, qeveria, që në bashkëpunim dhe me bashkinë për të ndërhyrë në këto qendra shëndetësore që të jenë sa më funksionale dhe ti shërbejnë komunitetit. Është shumë e vërtetë që qendra shëndetësore e Fushë Kuqes është nga më emergjentet, kemi kërkesë dhe nga njësia administrative atje dhe banorët. Kemi bërë dhe një projekt. Besoj se me ardhjen e një ndihme financiare ne do të ndërhyjmë që kjo qendër të jetë në funksion të plotë për komunitetin Fushë Kuqe dhe gradualisht dhe me qendrat e tjera shëndetësore. Deri tani nuk kemi fonde absolutisht, nuk na ka ardhur fond nga Ministria, presim që të na vinë. Kemi bërë projektet dhe shpresojmë që do të na vinë, besoj se brenda vitit do të ndërhyjmë./Ora News

Etiketa: qendra shendetesore
Pas

Bizneset vështirësi për të marrë kredi, më e lehtë për individët

Para

John McCain e ngriti si shqetësim, por sa shpenzon në të vërtetë Shqipëria për mbrojtjen

Para
John McCain e ngriti si shqetësim, por sa shpenzon në të vërtetë Shqipëria për mbrojtjen

John McCain e ngriti si shqetësim, por sa shpenzon në të vërtetë Shqipëria për mbrojtjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *









Të Fundit

“Këtu nuk ka shtet, por pushtet”, raporti i DASH, Soko: Mediat janë pengje të interesave ekonomikë, është fakt i mbarënjohur

Nga erdhi uji i Tokës? Shkencëtarët në një universitet në SHBA, sjellin një studim të ri

I kërkuar për vrasje nga SPAK, dënohet në Holandë shqiptari i kapur me armë duke kaluar kufirin (EMRI)

Komisioni i Ekonomisë nuk ndryshon projektligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”, pas 3 javësh do miratohet në Parlament

Divjakë/ 47-vjeçari spanjoll humb jetën, dyshohet për vetëvrasje me thikë, shoku tij i dhomës thotë që…

Shefi i NATO-s: I takon Ukrainës të vendosë se cilat janë kushtet e pranueshme për secilën zgjidhje paqësore

Njoftim i zyrës së shtypit të OKB-së, reagon Rama: Jepni sqarime të përpikta

Bisedimet Kosovë-Serbi, Kurti: Vuçiç refuzoi ofertën time për vetëmenaxhimin e serbëve

“Mësova se sa e painformuar është Qeveria Britanike rreth Shqipërisë”, ish-ambasadori shqiptar refuzon ftesën e lordit ku i ftuar do jetë Rama

Pas “GoFundMe”, motra e konkurrentit të Big Brother merr në dorë instagramin e tij

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.