Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

DENONCIMI në rrjet, një tjetër vajzë rrezikon të ketë të njëjtin fat si Ariela

Vrasja e Ariela Muratit ka tronditur opinion publik. Por si ajo ka edhe shumë femra të tjera shqiptare të cilat jetojnë nën kërcënimin e meshkujve që kanë pasur në jetën e tyre. Madje nuk gjejnë as forcën dhe guximin për t’i denoncuar ata, por sruken me frikën e tyre.

 Një denoncim i rëndë po qarkullon në rrjetet sociale, që mund të ketë dhe fundin tragjik si tëm Arielës. Një vajzë nga Malësia e Madhe po kërcënohet me jetë nga një djalë, por ka frikë dhe trup të tregojë për këtë që po kalon. Ai e kërcënon me jetë çdo ditë. 

DENONCIMI NË RRJETET SOCIALE NGA NERTILA CERESTINA:

Ju lutem me gjeni kontaktin e drejtorit te policise ne Malesi te Madhe.Nje vajze pas vrasjes se Arieles ka frike per jeten me shume e deri tani kishte heshtur se nuk e ndihmonin njerezit e vet nga “turpi”. Nese sguxoni te denonconi vete ju familjaret per kercenimet ndaj vajzava tuaja, sepse u vjen turp se vajza juaj kishte nje lidhje dashurie, atehere me gjithe shpirt dua te dal vete perballe kercenuesve per te mbrojtur jeten e vajzave tuaja.Neser do doja qe dikush te mbronte edhe vajzen time nga ndonje kercenues, qe ta percillja ne dasem vajzen e jo me arkivol te bardhe.

Vajza qe me kerkoi ndihme, mendoi se sdo ta ndihmoj ngaqe djali kercenues na doli i njohur i imi. Personalisht nese kercenon jeten e nje vajze dikush,me nejt me te me zor, une do I vija prangat vllait tim. Ne kete menyre,ne nje periudhe psikologjike te keqe te vllait,duke e arrestu,do shpetoja vllain tim. Kuptohet nese nuk han hiq me komunikim e vazhdon me kercenu. Ma mire mos te me flase ma vllai tan jeten, sesa ta kem vllain te mbuluar me dhe’, bashke me ndonje vajze te botes! Ju do te thoni: Te vret vllai kur te dale! Atehere, si i bie? Kane faj vajzat e botes?! (J.V/Faxweb)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *