AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Denoncimi i fortë i aktivistit: Qytetarët po ndahen sipas ngjyrës politike, po kthehen mbrapsht kamionat me ndihma

Aktivisti Aulon Kalaja akuzoi pak minuta më parë autoritetet dhe qeverinë se ndihmat për banorët e prekur nga tërmeti nuk po jepen për të gjithë njësoj.

Duke folur në studion e FaxNews për korpusin e vullnetarëve të ngritur në Bubq, Kalaja deklaroi se qytetarët janë ndarë sipas ngjyrës politike dhe shpërndarja e ndihmave bëhet duke u bazuar tek ky kriter.

“Tmerr, ndahen njerëzit sipas ngjyrës politike. Nuk duhet të bëhen dallime të tilla. Është një idiotësi e madhe. Prandaj ngrihet ai korpusi i vullnetarëve sepse shteti nuk e përballon dot, nuk e prek dot një fshat se edhe po të dojë, nuk e ka mundësinë. Idiotësia më e madhe në këto momente është ndasia politike. Unë jam kundër kësaj gjëje sepse ne jemi shqiptarë mbi të gjitha”, tha Aulon Kalaja.

Në vijim, ai tregoi edhe sesi kamionët me ndihmat e mbledhura për qytetarët po kthehen mbrapsht nga qeveria.

“Ne duam nga qeveria të na lejojë të punojmë. Të mos na kthejë kamionat. Një kamion i nisur nga Gjakova është kthyer mbrapsht se ju është thënë që nuk kemi më nevojë për ndihma. Pse kamioni jonë u çua tek rezervat e shtetit? Tani do i mbushë shteti rezervat e shtetit?”, u shpreh aktivisti.

Sipas tij, kjo situatë e krijuar pas tërmetit është një tregues i qartë se Shqipëria nuk po e përballon dot gjendjen.

“Zoti na sprovoi me këtë katastrofë, por Shqipëria po tregon se nuk po e përballon dot sepse jemi shumë të paqartë. Njerëzit kanë nevojë për ndihma konkrete në terren. Ata kanë nevojë për trajtim. Kemi të bëjmë me tërmet që ju rrënoi shtëpitë.

Çfarë do të bëhet me këta njerëz? A kanë kushte për t’u larë, për të ngrënë? Të mos flasim pastaj për shkollën se këto janë gjëra luksi. Flasim për kushte mbijetese le ta quajmë. Në zonën e Bubqit ka shumë paraplegjikë e tetraplegjikë. Le të hapen më shumë mensa. Po fëmijët e traumatizuar?”, deklaroi Aulon Kalaja.

(M. I./ Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *