AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Denoncimi i banorëve: Vazhdojnë punimet dëmtuese nga ‘Gener 2’ në Valbonë (Video)

Kompania ‘Gener2’ vazhdon punimet duke dëmtuar shtratin e lumit Ceremit në Valbonë. Nga disa video të bëra nga banorët e zonës duket fadroma e cila gërryen shtratin e lumit.

Nga dëshmit e banorëve, thuhet se dy gazetarë janë kërcënuar pasi po filmonin mbi katastrofën që po i kanoset kësaj zone.

Kujtojmë para një muaj Gjykata e Apelit Administrativ i dha të drejtë denoncimeve të banorëve të Tropojës dhe pezulloi punimet për ndërtimin e HEC-eve.

Dardan  Metaliaj në një lidhje telefonike për Fax News u shpreh se masakra e ndaj natyrës vijon me intensitet pa u ndalur për asnjë ditë.

Sipas tij kompania ‘Gener 2’ nuk i ka ndalur punimet edhe pas vendimit nga Gjykata e Apelit Adminstrativ.

“Lumi i Cereni është një lumë që derdhet ne Lumin e Valbonës. Punimet kanë avancuar dhe punohet me orë të zgjatura. Po punohet me intensitet të plotë për të shkatërruar Valbonën.

Ka pasur agresivitet ndaj gazetëreve dhe disa nga banorëve të zonës të cilët po i shoqëronin. Kjo është bërë nga punëtorët e Gener 2.

Ato nuk kanë ndërprerë për asnjë moment ndërtimet. Kanë vazhduar që të punojnë me intenistet.

Po hiqet zemra e Valbonës dhe po dëmtohet turizmi, janë dëmtuar njerëzit fizikisht dhe moralisht. Fizikisht pasi po ju dëmtohen shtëpitë. Kompania ‘Gener 2’ nuk i ka ndalur punimet edhe pas vendimit nga Gjykata e Apelit Adminstrativ”.

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *