Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Denoncimi/ “Fiken radarët me urdhër të kryeministrit për të favorizuar krimin e organizuar”

Deputeti i LSI-së Endrit Braimllari ka denoncuar mosfunksionimin e radarëve me urdhër të Kryeministrit për të favorizuar krimin e organizuar.

Braimllari me anë të një statusi në Facebook shkruan se është bërë evident rasti i radarëve të cilët fiken me urdhër politik për të lejuar trafikimin e lëndëve narkotike dhe drogërave te forta dhe kjo si rezultat i investigimit dhe përgjimeve të antimafias italiane.

Postimi i plotë

Mosfunksionimi i radarëve me urdhër të Kryeministrit për të favorizuar krimin e organizuar.

E kemi bërë publike për të disatën herë mosfunksionimin e radarëve me urdhër politik duke favorizuar krimin e organizuar. Nuk dimë se çfarë ka bërë Prokuroria e Përgjithshme e Përkohshme me këtë çështje shumë të ndjeshme jo vetëm për Shqipërinë, por dhe për institucionet partnere.

Është bërë evident rasti i radarëve të cilët fiken me urdhër politik për të lejuar trafikimin e lëndëve narkotike dhe drogërave te forta dhe kjo si rezultat i investigimit dhe përgjimeve të antimafias italiane. Nga këto përgjime vërtetohet se qendrat e radarëve drejtohen nga trafikantët e lëndëve narkotike, gjë që përbën cënim serioz të Sigurisë Kombëtare.
Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s si kusht kryesor nga agjencite ligjzbatuese të partnerëve ka forcimin e kufijve.

Ky kryeministër e ka kthyer vendin nga një vend qe sillte sabilitet në një vend që eksporton destabilet, duke favorizuar grupet kriminale me urdhër të tijin politik.

Fikja e radarëve bëhet me urdhër të kryeministrit për të favorizuar trafiqet, duke cënuar sigurinë kombëtare të Shqipërisë por dhe të fqinjëve.

Këtij kryeministri nuk i intereson siguria e Shqipërisë ky kërkon të krijoj kaos në vend me qëllim që trafikantët të lulëzojnë dhe të punojnë me qetësi të plotë.

(M.Q/Faxweb)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *