Në vitin 2020, naftëtarët e Ballshit zhvilluan një grevë urie që zgjati 44 ditë dhe që u mbyll pas marrëveshjes me Kryeministrin Edi Rama, i cili ju premntoi një vit pagë 40.000 në muaj.
Mirëpo kjo marrëveshje nuk po zbatohet, sipas faqes “Mallakastra Neës”, e cila shkruan se naftëtarët duhet të kishin marrë ndihmën ekonomike të muajit maj, por nuk e kanë marrë edhe pse data ka kaluar.
Postimi:
Naftetaret nuk po marrin ndihmen ekonomike nga shteti
Sot data ka 17 Qershor 2021 ndersa naftetaret nuk po marrin pagen e premtuar nga qeveria. Ata duhet te kishin marre ndihmen ekonomike te muajit Maji por data ka kaluar ndersa ne numrat e llogarise se tyre nuk jane hedhur leket. Ndihma ekonomike u dha nga kryeministri Edi Rama per nje periudhe nje vjeçare. Ne muajin shtator, kohe kur te cilen afati i dhenies perfundon nuk dihet se çfare do te bejne naftetaret. Prej ditesh ata presin 40 mije lekshin nga qeveria qe nuk po kalon edhe pse vendimi per pagat e tyre u publikua ne Fletoren Zyrtare.
(E.H/Faxweb.al)