Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“Dënojmë dhunën e zaptuesve”, Teatri Kombëtar në mbrojtje të Vasilit: I urojmë shërim të shpejtë

Teatri Kombëtar me drejtor Hervin Çulin ka reaguar për incidentin e dy ditëve më parë të ndodhur mes aktorit Laert Vasilit dhe artistëve e aktivistëve që mbrojnë prej rreth dy vitesh godinën.

Në këtë deklaratë thuhet se dënohet dhuna e ushtruar ndaj Vasilit dhe argomentophet se nuk përfaqësojnë artistët dhe as janë pjesë e vlerave morale dhe demokratike.

“Duke i uruar Laertit shërim të shpejtë dhe rikthim shëndoshë e mirë në skenë, TK distancohet nga çdo përbaltje që i bëhet skenës dhe artit shqiptar!”, shkruhet në këtë reagim ndërsa shtohet se pas kësaj ngjarjeje, do të anullohet një shfaqje të kalendarit të Teatrit Kombëtar

Reagimi i plotë:

TK dënon aktin e pa precedent të dhunimit të aktorit Laert Vasili.

Teatri Kombëtar shpreh indinjatën e thellë dhe dënon dhunën e kryer nga zaptuesit e godinës së TK ndaj aktorit dhe kolegut tonë, Laert Vasili. Aktet e dhunës nuk përfaqësojnë artistët dhe as janë pjesë e vlerave morale dhe demokratike, të cilat me aq mund i kemi fituar ​! Duke i uruar Laertit shërim të shpejtë dhe rikthim shëndoshë e mirë në skenë, TK distancohet nga çdo përbaltje që i bëhet skenës dhe artit shqiptar!

Aktet e dhunës na detyruan të anullojmë një shfaqje të kalendarit të Teatrit Kombëtar, por nuk do na ndalojnë të përmbushim qëllimin tonë final: Edukimin përmes Artit!

Kujtojmë se aktivistët e kanë mohuar ta kenë dhunuar Laert Vasilin pasi ky i fundit i denoncoi përmes një videoje dhe një fotoje ku kishtë vënë në qafë nja qafore, duke pretenduar se i ishin future duart në fyt nga Robert Budina.

Më pas aktivistët shpërndanë një video ku shihet edhe prezenca e Policisë, ndërsa argumentojnë se Vasioli sikurse shihet në pamjet filmike, është shëndosh e mirë.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *