AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Dënohet drejtori i burgut në Vlorë, u emërua 6 ditë më parë

Pak ditë pas emërimit si drejtues i burgut në Vlorë, Egon Velaj është dënuar nga Gjykata e Shkallës së parë (Vlorë) me 6 muaj burg. Në një seancë gjyqësore të zhvilluar ditën e sotme, Velaj ka marr dënimin me 6 muaj burg.

Trupi gjykues me prokuror Anton Pali, gjyqtare Atalanta Zeqiraj, kanë dënuar Velajn me akuzën e shpërdorimit të detyrës gjatë kohës kur Velaj ka ushtruar detyrën e drejtorit të Aluiznit.

Velaj ka përfituar nga ligji 59 i Kodit Penal burg me kusht. Aktualisht ai drejton paraburgimin e Vlorës, emërim ky i bërë nga vetë ministrja Etilda Gjonaj.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *