Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


BotaFlashRajoniTe FunditTe GjithaVideo

Dënohet me 20 vite burg për krime lufte, kroati pi helm para trupit gjykues (VIDEO)

Kroati Slobodan Praljak është vetëhelmuar përpara trupit gjykues. Ngjarja shokuese ka ndodhur vetëm pak pasi gjykata e shpalli fajtor për krime lufte. Praljak u fokusua nga kamerat e pranishme teksa piu helm në Tribunalin e Hagës. Sipas mediave të huaja Praljak u dënua me 20 vjet burg për kryerjen e krimeve të luftës ndaj civilëve në Mostar të Bosnjës dhe Hercegovinës. Ai cilesohet se eshte është njëri nga gjashtë ish-liderët politikë e ushtarakë boshnjakë dhe kroatë, të akuzuar nga Tribunali i Hagës. Nga të njëjtat burime mësohet se seanca përfundimtare u nderpre pas incidentit.

“Sllobodan Praljak, 72 vjeç, një ish-komandant në luftën e Bosnjes 1992-1995, piu para te gjitheve një shishe qe kishte me vete dhe  bërtiti “Nuk jam një kriminel lufte”,- raportojne mediat e huaja.

Veprimin e beri pasi gjykatesit konfirmuan dënimin e tij me 20 vjet në apel.

Praljak ishte një nga gjashtë ish udhëheqësit politikë dhe ushtarakë kroatë të Bosnjës për të dëgjuar vendimet e apelit.

Të gjithë ishin dënuar në vitin 2013 për persekutimin, përjashtimin dhe vrasjen e muslimanëve gjatë luftës së Bosnjës.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *