Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Dënimi me burg i Salianjit, Gazment Bardhi bën deklaratën ‘bombë’: Gjyqtari që dha vendimin, anëtar i bandës së Lushnjes

Mënjeherë pas vendimit të Gjykatës së Tiranës  për dënimin me burg të ish-deputetit, Ervin Salianji, ka dalë në një deklaratë për mediat Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Gazment Bardhui i cili ka hedhur akuza të forta ndaj gjyqtarit që dha vendim dhe ndaj qeverisë.

Bardhi tha se gjyqtari, Artan Gjermeni është anëtar i bandës së Lushnjes duke argumentuar se ditën e sotme kjo bandë bashkë me atë të Agron Xhafajt, u bënë bashkë dhe sipas tij dënuan Salianjin dhe gazetarin Jetmir Olldashi të cilët denoncuan vëllain e ish-ministrit të Brendshëm.

Bardhi paralajmëroi se Gjermeni do të zbulohet plotësisht se kush është dhe kë përfaqëson menjeherë pasi të nis ndaj tij procesi i vettingut.

Pjesë nga fjala e Gazment Bardhit për mediat:

Sot Ervin Salianji dhe Jetmir Olldashi nuk u dënuan nga Gjykata por nga banda e Lushnjes. Mbajeni mend, në momentin e parë që zotëria (Artan Gjermani) do të kalojë në vetting kjo që them unë është e vërtetë. Salianji dhe Olldashi nuk janë dënuar nga drejtësia dhe Gjykata por nga një anëtar i bandës së Lushnjes. Sot këta kanë dalë për ti mbyllur gojën medias, opozitës, për të mbuluar krimet e bandës së Vlorës. Ky vendim jo vetëm nuk do të na ndal në betejën kundër krimit në qeveri por na bën më të fortë në luftën kundër krimit në qeveri dhe në drejtësi.

E ripërsëris, në momentin e parë që Antan Gjermeni do të dalë në procesin e vetinngut, do të kuptoni se ai është anëtar i bandës së Lushnjes. Ervin Salianji është dënuar nga banda e Lushnjes jo Gjykata që ka denoncuar bandën e Vlorës. Ky është një fakt që opinion publik e din. Gjermeni është militant i PS-së dhe anëtar i bandës së Lushnjes, sot u bënë bashkë banda e Lushnjes me atë të Agron Xhafajt, sot këto dy banda bashkëpunuan me njëri-tjetrin dhe dënuan Ervin Salianjin dhe Jetmnir Olldashi

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *