Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Dënimi i Salianjit dhe paketa anti-shpifje, reagon Kryemadhi: Asnjë prokuror i kapur nuk na ndalon në rrugën tonë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar për dënimin nga Gjykata e Tiranës me 1 vit burg t ëish-deputtit demokrat, Ervin Salianjin, duke thënë se vendimi ishte hakmarrës ndaj këtij të fundit dhe gazetarit Jetmir Olldashit.

Kryemadhi shkruan se ky vendim u dha pasi ata treguan të vërtetat mbi pushtetin e trafikantëve në Shqipëri, ndërsa thekson se nuk trembin askënd. “Ato tregojnë se pushteti është në grahmat e fundit dhe beteja për të rivendosur shtetin e së drejtës dhe largimin e trafikantëve nga pushteti është beteja e të gjithë shqiptarëve, të cilët nuk mund të pranojnë kurrsesi që në Shqipëri të qeverisë krimi i organizuar dhe grabitqarët e koncesioneve miliardere”, shkruan kryetarja e LSI-së.

Më tej Kryemadhi ka përmendur edhe miratimin e paketës anti-shpifje sot në Kuvend dukle thënë se është luftë e humbur e Edi Ramës për të fshehur të vërteta, të cilat tashmë të gjithë shqiptarët i njohin dhe për të cilat do t’i japin atij shumë shpejt dënimin e merituar.

Reagimi i plotë:

Drejtësia e kapur goditi në emër të eksponentëve të krimit të organizuar për hakmarrje, Ervin Salianjin dhe Jetmir Olldashin.

Ata janë “fajtorë”, sepse nxorën të vërtetat në sytë e të gjithë shqiptarëve, treguan qartë se trafikantët qeverisin dhe bëjnë ligjin në Shqipëri, të ulur këmbëkryq edhe në karriget e qeverisë.

Këto dënime nuk trembin dhe nuk dekurajojnë askënd. Ato tregojnë se pushteti është në grahmat e fundit dhe beteja për të rivendosur shtetin e së drejtës dhe largimin e trafikantëve nga pushteti është beteja e të gjithë shqiptarëve, të cilët nuk mund të pranojnë kurrsesi që në Shqipëri të qeverisë krimi i organizuar dhe grabitqarët e koncesioneve miliardere.

Ne do vazhdojmë të demaskojmë deri në fund kriminalizimin e qeverisjes dhe grabitjen shtetërore monstruoze të parave të shqiptarëve. Nuk do të ketë as gjykatë të korruptuar e prokurori të kapur që të na ndalë në rrugën tonë.

Prokurorët dhe gjykatësit e këtij gjyqi farsë që u vu në shërbim të qeverisë së trafikantëve janë sot nën akuzë nga shqiptarët për këtë përdorim të drejtësisë në funksion të së keqes dhe në funksion të mbulimit të aferave kriminale.

Dënimi i Salianjit dhe i Olldashit si dhe miratimi i të ashtu quajturës paketa “Anti-shpifje”, është luftë e humbur e Edi Ramës për të fshehur të vërteta, të cilat tashmë të gjithë shqiptarët i njohin dhe për të cilat do t’i japin atij shumë shpejt dënimin e merituar.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *