Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Dënimi i Salianjit dhe paketa anti-shpifje, Basha mbledh ish-deputetët dhe kryesinë. Ja çfarë u komunikoi

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur në selinë blu ish-deputetët e PD-së si dhe anëtarët e kryesisë pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për dënimin e Ervin Salianjit, miratimit në parlament të paketës anti-shpifje për mediat dhe shtyrjes me tre muaj të gjendjes së jashtëzakonshme.

Dënimin e Salianjit mësohet se Basha e ka quajtur politik, duke e krahasuar edhe me dënimin e Tahirit kur thotë se ky i fundit ishte trafikant droge dhe u dënua me shërbim ndaj komunitetit, ndërsa ish-deputeti që denoncoi trafikun dënohet me burg.

“Ervin Salianji mori denim politik, sepse denoncoi perfshirjne ne trafik droge te Ministrit të Brendshem. Denimi i Salianjit tregon se si po e perdor Rama drejtesine. Tahiri, qe kanabizoi Shqipërine me Ramen, denohet pune ne sherbim te komunitetit, Salianji qe denoncoi trafikun e droges, denohet me burg”, ka thënë Basha.

Në lidhje me paketën anti-shpifje, kryedemokrati ka deklaruar se është kriminale dhe kërkon t’ju mbyllë gojën mediave duke bërë presion kujdo që zbulon krimin dhe korrupsionin.

“Gjendja ekonomike dhe kriza politike eshte renduar pas deshtimit te qeverise per te menaxhuar pasojat e termetit dhe perpjekja kriminale per te mbyllur gojen mediave. Rama kerkon t’u mbylle gojen mediave, duke i bere presion kujdo qe hedh drite mbi abuzimin dhe korrupsionin. Qellimi i Edi Rames eshte mbyllja e gojes se opozites per faktin e vetem se kemi zbuluar dhe denoncuar lidhjet e ketij pushteti me krimin, vjedhjen e fondeve, korrupsionin dhe PPP korruptive”, tha ai.

Ndërkohë për shtyrjen me tre muaj të gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të tërmetit të 26 Nëntorit, Basha e sheh si një lëvizje të Ramës për të justifikuar mungesën e vullnetit të tij në plotësimin e kushteve të Budestagut gjerman

“Edi Rama zgjati gjendjen e emergjences jo per t’u ardhur ne ndihme qytetareve, por per te justifikuar mungesen e vullnetit te tij per te plotesuar kushtet e vendosura nga bundestagu, pa te cilat Shqiperia nuk avancon dot ne rrugen e integrimit”, mësohet të ketë thënë Basha.

Basha ka folur për atë që sipas tij e pret vendin vitin e ardhshëm duke përmendur mosrritjen e pagave, pensioneve dhe politikën ndaj bizneseve. Ai ka theksuar se zvarritja e reformës zgjedhore është bërë nga kryeministri për të refuzuar zgjedhjet e lira dhe të ndershma ndërsa ka bërë të ditur se PD do të prezantojë pas festave propozimet e saj të cilat përmbajnë tre pika.

“Edi Rama zgjati gjendjen e jashtezakonshme qe te fshehe krizen e thelle ekonomike ku eshte futur vendi. Viti tjeter do te jete nje vit dhe me i veshtire. S’ka rritje pagash, pensionesh, jo lehtesira per biznesit qe po falimenton cdo dite. 

Edi Rames i duhet gjendja e jashtzakonshme, pasi po pergatit afera te tjera korruptive mbi rrenojat e korrupsionit. Kerkesa ime eshte te rrini prane qytetareve, te ngrini zerin per padrejtesite ndaj tyre. Edi Rama po zvarrit miratimin e reformes zgjedhore, sepse nuk do qe te beje zgjedhje te lira dhe te ndershme. Zgjedhjet, kusht per nisjen e negociatave të Shqiperise me BE.

Pas festave, do te prezantojne para qytetareve propozimet tona per reformen zgjedhore dhe kerkojme qe brenda muajit janar te miratohet reforma dhe t’i hapet rruge zgjedhjeve vendore dhe te pergjithshme sa me shpejt. 3 jane pikat kyçe. 1.Zgjedhje te parakohshme, te lira e te ndershme. 2. Bllokimi i reformes zgjedhore konsensuale nga Rama duhet te na gjeje te gatshem te marrim çdo vendim. 3. Angazhim konkret i forumeve per te shpalosur alternativen tone, e cila po finalizohet”, ka thënë Basha.

“Vemendje e veçante per hapjen e partise. Eshte momenti qe te mirepresim kedo qe kundershton regjimin e Rames, qe eshte ne opozite me te dhe kekron te kontribuoje. Koalicioni yne duhet bere me i gjeri me çdo faktor per te bere sa me te shpejte rotacionin politik.

Paralelisht ne jemi ne perfundim te programit tone ekonomik per ta nxjerre vendin nga kriza. PD eshte kthyer ne shprese per shumicen e qytetareve.Me qindra te rinj jane afruar prane PD, pedagoge, mjeke, juriste, profesioniste nga te gjitha fushat qe duan te japin kondributin e tyre ne ndryshimin e vendit. Sa me mire te degjohet zeri i qytetareve, aq me i forte do te jete reagimi yne.

Brenda janarit do te perfundoje hartimi i alternatives sone, ne menyre konkrete, me perllogaritje per cdo fushe, cdo sektor, per cdo grup shoqeror, per bizneset e vogla dhe te medha, per investimet e huaja, per rinine. Te gjithe duhet ta dine sot si do te jete situata e tyre ne qeverine tone. Objektiv yne eshte: garantimi i votes se qytetareve ne zgjedhje te lira dhe te ndershme, nisje e negociatave per anetarsim, zhvillim ekonomik, punesim, per shqiptaret”, vijoi më tej ai.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *