Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për dënimin me burgim të përjetshëm të ‘Kasapit të Bosnjes’, Ratko Mladiç.
Kurti kujton se Serbia e fshehu dhe portretizoi Mladiçin si një hero. Ndërkohë kryeministri thekson se vendimi i sotëm i Hagës është një kujtesë se mohimi i krimeve nga Serbia në Kosovë duhet të marrë fund.
“Krimineli famëkeq i luftës, Ratko Mlladiç, i njohur si ‘kasapi i Bosnjës dhe Hercegovinës’, dënohet me burgim të përjetshëm për gjenocid.
Serbia e fshehu dhe e portretizoi atë si një hero. Por ky vendim është një kujtesë se mohimi serb i krimeve të kaluara në & Kosovë duhet të marrë fund,” shkruan Kurti.
(E.H/Faxweb.al)