Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Denaj udhëzim Degës së Thesarit: Faturat e njësive të qeverisjes të paguhen deri në 15 dhjetor, jo më kontrata të reja

Ministrja e Financave dhe e Ekonomisë, Anila Denaj kërkon nga Dega e Thesarit që të paguhen deri në datën 15 dhjetor faturat e njësive të qeverisjes. Ky udhëzim I ka mbërritur Degës së Thesarit në kuadër të Emergjencave Civile pas tërmetit që gjunjëzoi Shqipërinë në datën 26 Nëntor.

Qeveria është vënë në lëvizje për sigurimin e fondeve për gjendjen e emergjencës dhe për këtë arsye Denaj i ka kërkuar Degës së Thesarit që pas datës 15 dhjetor të mos lejohet nënshrkimi i asnjë kontrate të re dhe asnjë procedurë e re prokurorimi me fondet publike.

“Faturat e njësive të qeverisjes të paguhen deri më 15 dhjetor. Pas kësaj date asnjë faturë nuk do të paguhet për llogari të buxhetit. Ndalohet nënshkrimi i kontratave të reja. Asnjë procedurë e re prokurimi me fondet publike”, thuhet në udhëzimin e Denajt.

Aty janë përcaktuar edhe disa nga prioritetet e radhës të qeverisë. “Prioriteti i radhës së pagesave për transaksionet e shpenzimeve të njësive të qeverisjes së përgjithshme, përcaktohet në rend shteures si më poshtë: Pagesat për shërbimin e borxhit; Pagesat për shpenzime emergjente spitalore me funksion jetësor (oksigjen, gjak, ushqim); Pagat e punonjësve të qeverisjes së përgjithshme dhe sigurimet shoqërore dhe shëndetësore; Pagesat për ujin dhe energjinë elektrike, etj.”, thuhet në udhëzimin e Anila Denajt për Degën e Thesarit.

(M. I./ Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *