Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Publikohet fotoja, ministres së financave i thyejnë dy herë karantinën, biznesi i hapur dhe babai…(FOTO)

Shqipëria është prej javësh në karantinë në kuadër të masave për frenimin e përhapjes së koronavirusit në vend.

Me vendim të qeverisë ndalohet lëvizja dhe hapja e bizneseve. Por si duket në disa pamje të ditëve të fundit kjo nuk vlen për të gjithë qytetarët duke vertetuar edhe njëherë se përpara ligjit nuk jemi akoma të barabartë.

Rastin e fundit të thyerjes së karantinës e sjell ish-Kryeministri Sali Berisha ku nëpërmjet qytetarit të “tij” dixhital ka publikuar një foto dhe një sms ku pretendohet se përsoni për të cilin bëhet denoncimi është babai i ministres së Financave Anila Denaj.

Krahas fotos, Berisha shkruan se fotoja është shkrepur në një restorant në Vlorë, edhe pse të tilla biznese duhet të ishin të mbyllura prej koronavirusit.

“Babai i ministres së Financave duke ngrënë tek “Bojo resort” në Radhimë të Vlorës,”-shkruhet në mesazh.

 

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *