Problemet me furnizmin me energji elektrike dhe degradimi i rrugës që lidh Fushë-Milotin me superstraden Lezhë-Milot dhe disa fashtra të Kurbinit, ngriti në protëstë banoret.
Segmenti rrugor me gjatësi rreth 5 km është dëmtuar plotësisht, pasi asfalti është çarë në disa pika dhe janë hapur gropa të madha. Kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë që marrin inerte në Lumin Mat kanë dëmtuar rrugen, thonë banoret e Fushë Milotit.
“Nuk kalojnë dot as fëmijë, ka pluhur, baltë. Kjo rrugë ka vite që është kështu dhe nuk vihet dorë. Ne kërkojmë të bëhet rruga, të kalojnë makinat pa dëmtime. Kamionat janë shqetësimi kryesor. Shko te bashkia, thotë e ka ARRSH, kjo nuk pyet. 10 ditë na kërkuam afat për ta riparuar, nëse nuk rregullohet do bllokojmë rrugën. Kjo rrugë lidh 1 katunde”.- u shprehën banorët.
Ndërprerjet e vazhdueshme të energjisë elektrike, janë një tjeter shqetësim i banoreve të Fushë-Milotit.
Që prej ndërtimit të rruges së re nacionale Lezhë-Laç, ky segment rrugor është lënë jashtë vemendjes nga institucionet përgjegjesë, ndërsa mungesë investimesh ka dhe në rrjetin elektrik.Nëse kërkesat e tyre nuk do të marrin vemendje, banoret paralajmerojnë përshkallëzim të reagimit të tyre deri në bllokim të superstrades.