Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Dëmtimi i Monumenteve të Kulturës nga tërmeti, Margariti: Shumë shpejt do të bëhet rimëkëmbja me buxhetin tonë

Ministrja e Kulturës Elva Margariti e ftuar në studion e lajmeve në Fax News, foli në lidhje me dëmtimin e monumenteve kulturore pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Margariti u shpreh se ka qenë një punë intensive për monitorimin e dëmeve në monumentet e kulturës ndërkohë që u shpreh se dëme më të mëdha janë konstatuar në Krujë dhe në Durrës.

Margariti u shpreh se do të ketë një rritje të tarifave në aksesimin e monumenteve të Kulturës, pasi sipas saj fondet e emergjencës janë shumë të ulta dhe në këtë mënyrë Ministria e Kulturës do të mbulojë mirëmbajtjen e objekteve.

“Ka qenë një punë intensive për monitorimin e dëmeve në monumente dhe janë konstatuar dëme në disa vende në Krujë, në Durrës.

Puna si e komisionit të brendshëm dhe për drejtoritë Rajonale ka qenë intensive dhe që në javën e parë kishim një kuadër të qartë. Tërmeti i shtatorit na dha mundësinë për ta përmirësuar dhe për të shtuar elemente që na shërbyen për këtë raportim të menjëhershëm.

Problematika më e madhe ekziston në Kalanë e Krujës. Kulla përfshin jo vetëm monumentin por edhe murin rrethues që ndodhet mbi një aks rrugor. Pra shkon përtej dhe kompetencave nga ana profesionale që ndodhen në institutin e trashëgimisë kulturore, por kemi pasur bashkëpunime. Kemi hartuar projektin e konsolidimit të cilin e kemi konsultuar me ekspertë të ndryshem. Kemi bërë një monitorim me dron dhe lazër për të pasur një monitorim të mirë.

Kemi dëme dhe në Kullën e Kalasë së Prezës, megjithëse janë më të mbledhura. Kemi bërë të njëjtin monitorim dhe të murit rrethues të Kalasë në Durrës. Në këto objekte ndërhyrjet edhe nga aspekti monetar janë të mëdha. Në Krujë kemi filluar me ndërtimin e Teqesë, sepse ka pasur dëme.

Fondet janë shumë të ulëta, por në planin afatagjatë, përveç kërkesës që kemi parashtruar, ne po ndërmarrim një hap që lidhet me një reformë të Ministrisë së Kulturës, mbi rritjen e tarifave në aksesimin në monumetet e Kulturës.

Kemi dyfishim dhe katërfishim të vlerës që do të shkojnë me mirëmbajtjen e monumenteve kulturore. Shumë shpejt do ti bëjmë një rimëkëmbje me buxhetin tonë.”- u shpreh Margariti.

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.