Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashTe FunditTe GjithaTeknologji & Kuriozitete

Dëmi më i madh që i po bëni lëkurës, mjekët: Sa minuta duhet të rrini në dush

Gjëja e fundit që bën pas një dite të gjatë dhe të vështirë pune – një dush i nxehtë për të qetësuar trupin, nervat, për të qetësuar muskujt, dhe natyrisht një erë e freskët para gjumit. Por kohën e tepërt që kalon në dush duhet të shfrytëzosh për të pirë një çaj të ngrohtë në vend që të rrish në ujë të nxehtë, sepse ekspertët thonë se 10 minuta janë maksimumi i kohës që duhet të kalosh në dush. Arsyeja e parë është ajo e dëmit që i bën lëkurës.

“Minutat e tepërta në dush mund të thajnë lëkurën, ndërsa një dush i shpejtë jo”, – thotë Dr. David Bank, dermatolog, themelues i qendrës për Dermatologji, Kozmetikë dhe Kirurgji me Lazer (Westchester, NY). “Unë sugjeroj që të bëni gjithmonë dush sa më të shpejtë dhe me ujë të ngrohtë, jo të nxehtë, për të shmangur dehidratimin e lëkurës. Pra, 5-10 minuta janë të mjaftueshme për larjen në dush.”

Problemi me ujin e nxehtë është se mund të irritojë lëkurën, t’i largojë yndyrën natyrore e ta thajë – duke e bërë në këtë mënyrë më të ndjeshme ndaj sëmundjeve tipike si ekzema, e cila mund të kthehet vërtet në një problem serioz për muajt e dimrit. Për të luftuar këtë, Bank sugjeron përdorimin e kremrave hidratues.

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.