AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Dëmet nga tërmeti, reagon Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë: Domosdoshmëri hartimi i normave teknike

Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë ka dalë me një deklaratë lidhur me dëmet e shkaktuara nga tërmeti i datës 26 Nëntor ku shprehet se ka konstatuar pavarësisht forcës së tërmetit me magnitudë prej 6.3 të shkallës Rihter dhe forcë afro 8 ballë në qytetin e Durrësit, siguria e ndërtimeve të pas viteve ‘90 u vendos në një provë të rëndësishme.

Më tej në këtë reagim thuhet se qëndrueshmëria e strukturave të këtyre ndërtimeve ka mundur të mbajë këtë forcë shkatërrimtare të natyrës. “Në asnjë rast, strukturat bazike të ndërtimeve nuk janë kolapsuar nga forca e madhe e tërmetit të mëngjesit të 26 nëntorit. Nga ana tjetër, Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë konstaton se dëmet në ndërtimet e reja janë shkaktuar kryesisht në muret e brendshme dhe në rifiniturat plotësuese, por në asnjë rast në strukturën qëndrore të objekteve”, thuhet në kë reagim.

“Nisur nga ky konstatim, Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë mendon se është domosdoshmëri hartimi i normave teknike, që aktualisht mungojnë për këto procese në kushtet e veprimeve sizmike mbi strukturat skelet”, vijon deklarata.

Reagimi i plotë:

Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë shpreh edhe njëherë dhimbjen  për viktimat e shkaktuara nga tërmeti i fundit si dhe solidaritetin për gjithë të prekurit dhe familjet e tyre. Në këto ditë të vështira, ne konfirmojnë se jemi në çdo moment me popullin e prekur nga pasojat dhe dëmet katastrofike të kësaj fatkeqësie natyrore. Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë konstaton se pavarësisht forcës së tërmetit me magnitudë prej 6.3 të shkallës Rihter dhe forcë afro 8 ballë në qytetin e Durrësit, siguria e ndërtimeve të pas viteve ‘90 u vu në një provë të rëndësishme.

Ne vërejmë se, thuajse plotësisht, qëndrueshmëria e strukturave të këtyre ndërtimeve ka mundur të mbajë këtë forcë shkatërrimtare të natyrës. Në asnjë rast, strukturat bazike të ndërtimeve nuk janë kolapsuar nga forca e madhe e tërmetit të mëngjesit të 26 nëntorit. Nga ana tjetër, Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë konstaton se dëmet në ndërtimet e reja janë shkaktuar kryesisht në muret e brendshme dhe në rifiniturat plotësuese, por në asnjë rast në strukturën qëndrore të objekteve.

Nisur nga ky konstatim, Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë mendon se është domosdoshmëri hartimi i normave teknike, që aktualisht mungojnë për këto procese në kushtet e veprimeve sizmike mbi strukturat skelet. Normativat ne fuqi nuk trajtojnë ne forme koherente mbrojtjen e rifiniturave nga veprimi sizmik. Eksperienca europiane nëpërmjet Eurokodeve duhet te përqafohet sa me shpejte nga legjislacioni shqiptar. Gjithashtu është nevojë imediate, të plotësohet legjislacioni si dhe të organizohen struktura të posaçme shtetërore për kontrollin e punimeve që nga faza e marrjes së lejes e deri në vënien në shfrytëzim të objektit, gjë që për investimet private praktikisht mungon.

Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë është e gatshme që, së bashku me qeverinë dhe parlamentin, të ofrojë asistencën e saj për ndryshimet e mundshme ligjore për të patur akoma dhe më shumë ndërtime cilësore dhe sa më të sigurta.

Tiranë, 3 dhjetor 2019

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *