Prokuroria e Rrethit Gjyqësor, Tiranë ka mbledhur në shenjë solidariteti një shumë monetare nga të gjithë punonjësit e saj për të dëmtuarit nga tërmeti I 26 Nëntorit.
Prokurorë, oficerë të policisë gjyqësore dhe punonjës të adninistratës, kanë kontribuar me shuma monetare e cila do shkojë në favor të të prekurve nga tërmeti dhe familjet në nevojë.
Gjithashtu një grup pune i ngritur në këtë prokurori po merret me mbledhjen e kontributeve të tjera me qëllim shpërndarjen e tyre tek familjet në nevojë.
(F.GJ/FAXWEB.AL)