Paradës së 13 majit të komunitetit LGBTI i është bashkuar edhe aktivisjta e të drejtave të njeriut, Delina Fico.
Ajo i është bashkuar marshimit të 13 majit dhe në këtë video, Fico shfaqet me megafon në dorë, teksa shprehet në mbështetje të të drejtave të anëtarëve të kësaj shoqate, i quan ata pjesën me të bukur dhe të përparuar të shoqerisë shqiptare. Fico, i fton ata të mos kenë frikë, por të dalin hapur për të drejtat e tyre.
“ Jeni pjesa më e bukur edhe më e përparuar e Shqipërisë. Po kështu janë edhe familjet tuaja edhe miqtë tuaj që iu përkrahin. Mos u lodhi kurrë, mos u dekurajoni kurrë, të dalim çdo vit dhe çdo ditë të punojmë, jo vetëm për këta që janë këtu por edhe veçanërisht pë ata që nuk janë sot këtu, ndoshta pse kanë frikë, ndoshta pse kanë turp dhe ne jemi të gjithë këtu t’ju themi s’ka nevojë të keni frikë ju jeni qytetarë të Shqipërisë”, u shpreh Fico.
Duhet të sjellim në vëmendje që aktivistja e të drejtave të njeriut, është gruaja e kanditatit të PS-së në Gjirokastër Blendi Çuçi. (J.V/Shuplaka)