Delegacioni shqiptarë është duke zhvilluar në ditën e tyre të dytë një seancë dëgjimore në parlamentin e Holandës.
Ata kanë kërkuar që shqiptarët të mos demoralizohet padrejtësisht për vendimin e Holadës, për të rikthyer vizat me Shqipërinë.
Ndërkohë që deputetët holandez janë të vetë dijëshëm që rezoluta për vizat është e parealizueshme. Ndër të tjera ata janë shprehur:
Është pozitiv fakti që reformat në Shqipëri bëhen sepse kërkoken nga qytetarët. Ne vlerësojmë vlerësojmë bashkëpunimin midis dy qeverive kundër korrupsionint dhe krimit. Gjithashtu jemi të të vetëdijshëm që Rezoluta për vizat është e parealizueshme.
Në përgjigje të interesimit të deputetëve holandezë, Kryetari i Kuvendit Ruçi u shpjegoi situatën politike në Shqipëri dhe nënvizoi se opozita ka pasur akses të plotë në administrimin dhe kontrollin e zgjedhjeve të vitit 2017 dhe vetë i ka çertifikuar këto zgjedhje; ka gëzuar të gjitha kushtet dhe mundësitë për ushtrimin e kompetencave parlamentare dhe të kontrollit të Qeverisë, por nuk i ka shfrytëzuar.
Gjithashtu deputetet e Komisionit kërkuan vlerësimin e delegacionit shqiptar nëse është apo jo gati Shqipëria për hapjen e negociatave. “Po, Shqipëria është gati për çeljen e negociatave në qershor sepse i ka bërë në mënyrë shembullore detyrat e saj të shtëpisë. Me reformën në drejtësi, si kryereforma e integrimit, Shqipëria ka dhënë një shembull jo vetëm për vendet aspirante, por edhe për vendet e BE-së.”, u përgjigj Gramoz Ruci.