AktualitetBotaFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Del përgjigja e testit të dytë të Merkelit, si është trendi i të infektuarve në Gjermani

Pas kontaktit me një mjek që rezultoi pozitivisht me koronavirus, kancelarja gjermane Angela Merkel u vetëizolua ndërsa në testin e parë doli negative.

Ajo i është nënshtruar një tjetër testi dhe fatmirësisht edhe në këtë rast ka rezultuar e pa infektuar me virusin vdekjeprurës.

“Kancelarja vazhdon të punojë nga karantina në shtëpi dhe do të testohet përsëri në fillim të javës tjetër”, tha zëdhënësi i qeverisë për mediat gjermane.

Niveli i infeksioneve të reja në Gjermani ra nga 21 përqind në 15 përqind sot ndërsa shkalla e vdekjes së vendit mbeti jashtëzakonisht e ulët. Shifrat zyrtare nga instituti shëndetësor Robert Koch treguan se numri i përgjithshëm i rasteve në Gjermani u rrit me 4,118, duke shkuar nga 27.436 në 31.554.

Numri i vdekjeve u ngjit në 35, duke u rritur nga 114 në 149 – një normë e përgjithshme e vdekjeve nën 0.5 përqind, shumë më e ulët se fqinjët evropianë të Gjermanisë. Shkalla e ulët e vdekjes nuk është sqaruar plotësisht, por mund të jetë e lidhur me testime më gjithëpërfshirëse, pacientë të rinj dhe lehtësira të kujdesit intensiv. Gjermania ka një politikë ‘të bëjë gjithçka për të gjetur, izoluar, testuar dhe trajtuar çdo rast’, ndryshe nga shumë vende që nuk i prekin rastet me simptoma të buta.

Sidoqoftë, kreu i institutit Koch raportoi sot se njerëzit në Gjermani thjesht duhet të qëndrojnë në shtëpi nëse tregojnë simptoma të buta, duke sugjeruar që testet nuk duhet të përdoren në mënyrë të panevojshme.

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *