Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe GjithaTeknologji & Kuriozitete

Del pasaporta e imunitetit, kush është shteti i parë që e aplikon, dhe çfarë paralajmëroi OBSH

Immunity Pass është ueb-aplikacion dhe aplikacion për celular që mbledh të dhëna për testim nga koronavirusi i ri. Aplikacioni është bërë nga organizata joqeveritare, me mbështetjen e kompanive fillestare dhe nëpunësve shëndetësor.

Estonia ka nisur aplikacion me pasaporta imunologjike digjitale, që njerëzve u mundësojnë ta shpërndajnë statusin e tyre lidhur me koronavirusin me palën e tretë, siç janë autoritetet apo punëdhënësit.

Programuesit thonë se aplikacioni është në pajtim me rregulloret estoneze dhe ndërkombëtare për privatësi të të dhënave, por pranojnë se ato janë “të vetëdijshëm për probleme të mundshme etike, sociale apo të tjera dhe se kjo zgjidhje mund të mos funksionojë”, në disa vende.

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi të mos jepen pasaporta të tilla personave të cilët janë rikuperuar nga koronavirusi, sepse nuk ka dëshmi se këto persona janë të mbrojtur nga infektimi i sërishëm.

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *