Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Del i fundosur”, Berisha zbulon arsyen përse Rama do kandidojë në Vlorë, takimi që e bëri të heqë dorë nga Durrësi

Ish kryeministri Sali Berisha ka zbuluar arsyen përse kryeministri Rama zgjodhi të largohej nga përballja me Bashën në Durrës dhe të kandidojë në Vlorë.

Në emisionin “Zonë e Lirë”, Berisha tha: “Po bën atë që po përpiqet të grabisi mandate me Kushtetutë. Këto janë zgjedhje anti-demokratike, anti-Kushtetuese. Kjo do thotë se një votues për partinë e parë, ka fuqinë e katër votuesve për partinë e dytë dhe këto zgjedhje nuk janë. Në të gjitha poll-et që bëhen sot, Rama del i fundosur.

Iku nga Durrësi për në Vlorë, se mori vesh se do shkonte Basha.  Thuhet se bëri një takim me Lefter Kokën dhe Indrit Doklen dhe nuk ia morën përsipër, jo i thanë, je i pashpresë. Edhe ai sot po kthehet në Vlorë. Po mohon që është nga Mbreshtani, thotë jam nga Vunoi”.

Disa orë më parë, Rama foli nga Vlora duke thënë: “Mos hapni llafe që s’do jem në Vlorë. Bëni kujdes se çfarë dëgjoni. Çfarë nuk dëgjohet sot në Shqipëri. Unë në Vlorë kam qenë edhe përpara se të bëhesha kryetar i PS, edhe kur u bëra dhe jam tani. Në Vlorë do jem edhe po të mos jem kryeministër, se do kem më pak angazhime. Më ikën mendja kur thonë dil shiko realitetin. Këta që më thonë mua kështu nuk do bëjnë dot në jetën e tyre aq metra sa kam bërë kilometra në Shqipëri. I kam rënë cep më cep sa e di nga rruga ku jam kur e di se nuk ka valë telefoni.

Kjo nuk është ndonjë zotësi por s’do kem nevojë të bëj shumë km por do bëj shumë metra në Vlorë që më ka lidhur fati, familja dhe dashuria për këtë bukuri të pazbuluar. Jemi këtu për ta zbuluar këtë bukuri që Vlorës ti dalë zëri gjithandej jo vetëm në shqip por në të gjitha gjuhët si vendi ku mund të shkosh dhe të shijosh bukuritë e natyrës dhe mikpritjen e vlerat e krijuara bashkë me njerëzit.”(A.M/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *