Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 38-vjeçarit Ilir Kuçi në Durrës. Sipas burimeve të Fax News nga grupi hetimor viktima rezulton person i dënuar rreth 10 vite më parë peër “moskallzim krimi” dhe “kanosje” si i përfshirë në një sherr banal që ka përfunduar në plagosjen e një personi.
Ndërkaq 38-vjeçari sipas grupit hetimor dyshohet se është i përfshirë në edhe në trafikun e lëndeve narkotike në disa shtete të Europës si Hollandë e Belgjikë. Është pikërisht kjo pista kryesore e hetimeve për ekzekutimin me kallashnikov të Ilir Kuçit ndonëse deri në këtë faze ende nuk janë identifikuar autorët. Deri tani dyshohet se kanë qenë 2 persona me një automjet të cilët kanë finalizuar eleminimin fizik të 38-vjecarit sapo ka dalë nga automjeti i tij.
Për zbardhjen e ngjarjes në zonë janë sekuestruar dhe një numer i konsiderueshëm kamerash sigurie që mund të kenë fiksuar momentin e ekzekutimit apo largimin nga vendngjarja të dy autorëve të dyshuar.
Grupi hetimor ka kryer sërish verifikime këtë të hënë në vendin e ngjarjes për shkak se diten e djeshme ka hasur vështirësi si pasoje e reshjeve të dendura të shiut.