Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi ka deklaruar mbrëmjen e sotme se po verifikohen 15 persona për të cilët ka indicie se preken nga ligji i dekriminalizimit.
Celibashi ishte i ftuar në Abc, ku u pyet përse Tom Doshi u lejua të kandidonte, ai thote se KQZ do te beje verifikime per personin ne fjale ose te tjere nese do te kete bevoje te shikohet raporti me ligjin. Ai ka shtuar se dokumentacioni do t’i dërgohet prokurorisë.
“Përse PSD është e renditur e para ka të bëjë me shortin dhe nuk e di pse mund të komentohet. Duket e çuditshme. Procesi i hedhjes së shortit ishte transparent me përfaqësues të te gjitha partive. Është rastësore. Nuk ka domethënie. Për sa i përket Doshit si kandidat për deputet. E kam thënë se si për këtë dhe për të tjerë nëse do ketë nevojë verifikimi për gjendjen e tyre me ligjin, KQZ do ta bëjë këtë gjë dhe do ta bëjë me një shpejtësi të shtuar. KQZ nuk është se po e transferon çështjen, por jemi tek procesi i verifikimit dhe kërkon angazhim të Prokurorisë. KQZ bën administrimin dhe vlerësimin e dokumenteve.” Tha Celibashi.
Më tej Celibashi ka thënë se përveç Tom Doshit janë rreth 15 kandidatë që do të verifikohen pasi ka indicie se kanë probleme me dekriminalizimin.
“Pardje kemi regjistruar listat. Dhe kemi kandidatë zyrtarisht për deputet. Ne jemi në të drejtën për të filluar proces verifikim. Nuk është vetëm Doshi, deri më tani kemi 10-15 raste por kjo do të vazhdojë. Po verifikohen dokumentacioni. Dhe do ja dërgojmë Prokurorisë. Indiciet i merr ose nga deklarimet ku kanë bërë shënimet ku janë ndaluar nga policia, apo që kanë dënim. Vetëdeklarime. Ose nga të dhëna të bëra publike. Apo raste të tjera si PD dhe PS kanë akuzuar kandidatë të njëra tjetrës. Informacion nga media. Dhe të gjitha përbëjnë indicie,” perfundoi ai.
(E.H/Faxweb.al)