Presidenti i vendit, Ilir Meta ka dekoruar ditën e sotme me dekoratën “Nderi i Kombit” Këshillin Ndërfetar të Shqipërisë.
Presidenti Meta ka vlerësuar këshillin si një vlerë e shtuar të shqiptarëve, krijimi i të cilit 30 vite më parë, meriton përkulje para 4 krerëve fetare që e arritën këtë.
“Dekorata është unikale sepse e tillë është dhe tradita e mirëkuptimit, e sakrificës dhe rënia juaj dhe e jona e përbashkët. Krijimi i Këshillit ndërkombëtar është dhe një ndër arritjet më të mëdha dhe ne i përkulemi në nder katër krerëve që arritën këtë. Ringritja e objekteve të kultit 30 vite më parë i parapriu edhe diktatorit. Pas ringritjes dhe konsolidimit të besimit në të gjithë vendit, është meritë e juaja të nderuar krerë të komuniteteve fetare që arritët që të jepni mesazhe të qarta për komunikimin ndërfetar në vendin tonë.
Ju jeni një faktor i rëndësishëm për integrimin në BE duke treguar se shqiptarët janë vlera. Do të na duhet ende dhe shumë punë për arritjen e demokracisë doja të theksoja rëndësinë e kthimit të pronave të të gjithë komuniteteve fetare. Morali dhe themele tuja qëndrojnë në themel të vlerave të demokracisë”– tha Meta.
(E.H/Faxweb.al)