SPAK zgjat me tre muaj pezullimin Nga detyra të ish numrit dy të OFL-së, Artan Shkembi.
Shkembi prej tre muaj është i pezulluar pasi po hetohet per dekonspirim operacinoesh. Mësohet se kërkesa e SPAK është mriatuar nga GJKKO.
Kujtojmë se për rastin e Shkëmbit hetimet u nisën nga autoritetet gjermane, të cilat hodhën dritë mbi një skandal të përmasave të mëdha, ku ishte i përfshirë një prej funksionarëve më të rëndësishëm të Policisë së Shtetit.
Autoritetet gjermane zbuluan se ish drejtuesi i rëndësishëm i OFL-së, ka përdorur një program telefonik të koduar për të informuar një person që kërkohej për trafik droge në Gjermani, se pasuria e tij po hetohej.
E gjitha ka ardhur pas një letërporosie që autoritetet gjermane kishin kërkuar nga partnerët shqiptarë, për të vënë në dispozicion të dhëna për shqiptarin. Ky ka qenë edhe momenti që Artan Shkëmbi duke përfituar nga pozicioni në Policinë e Shtetit, ka vënë në dijeni përmes një SMS-je personin nën hetim në Gjermani.
Mesazhi i ish-kreut të OFL, sipas autoriteteve gjermane, ishte dërguar nga godina e Policisë së Shtetit. Fakt ky që tregon se skandali merr të tjera përmasa, pasi është shfrytëzuar zyra e Policisë së Shtetit për të nxjerrë sekretin hetimor dhe dekonspiruar operacionin.(F.M/Faxweb.al)