Kryeministri Edi Rama gjatë takimit të pasdites së sotme me kandidatët e listës së PS-së për kryeqytetin, komentoi dhe deklaratat e bëra nga inxhinierja Luljeta Bozo se komunizmi kishte më shumë të mira se sat ë këqija.
Rama përpara se t’i jeptefjalën inxhinieres Bozo në takim, u shpreh se asaj iu desh të provonte baltën në moshën e një stërgjysheje, pasi deklaratat e saj u shtrëmbëruan dhe u nxorën nga konteksti.
“Ty ta shtoftë zoti inatin, po 19 kemi ne si objektiv minimal dhe 20-ën si objektiv maksimal, por tejkalimet e objektivave janë të mirëpritura. Për mos t’ju marrë më shumë kohë unë mendoj që duke qenë se ëmbëlsirat lihen për në dund t’ja kaloj fjalën Luljetës, stërgjyshes që nuk priti fare për të provuar njëçikëz nga balta që hidhet këtu pa kursim dhe pa karar pa pritur se kush je si e the. Ta morën ta nxorën nga konteksti dhe ta kthyen në formën e baltës. Ti ke parë shumë dhe ke mësuar që balta iu kthehet atyre që e hedhin”, tha Rama.