Pas deklaratave të bëra nga ministra e jashtme shqiptare, Olta Xhaçka në lidhje me kufirin detar mes vendit tonë dhe Greqisë, ku ka deklaruar se: “Nuk ka një afat kur mund të zgjidhet çështja e detit”, ka ardhur edhe reagimi nga mediat greke.
Portali grek “Newsbreak” shkruan se Shqipëria është duke bërë lojën e Turqisë duke zvarritur zgjidhjen e çështjes së detit me Greqinë, gjë e cila mund të përdorët me pas si precedent nga helenët për çështjen e ishujve përballë Turqisë.
Portali i referohet edhe një deklarate të minsitres Xhaçka, sipas të cilës ajo nuk është e sigurt nëse çështja e detit me Greqinë mund të zgjidhej brenda mandatit të tretë qeverisës të socialistëve.
Xhaçka e tha këtë nisur nga fakti se nuk ishte në dijeni mbi procedurat e Hagës, megjithatë grekët e kanë lëxuar ndryshe duke këmbëngulur se Shqipëria me kast nuk po nxiton në këtë pjesë, ndërkohë që pala tjetër, ajo e Greqisë e ka me shumë ngut.
“Deklaratat e ministres Xhaçka janë ‘akull’ poër ata që duan zgjidhje. Duket se pala shqiptare po luan lojën që duan turqit”– shkruajnë mediat greke.
Greqia synon që zgjidhjen për çështjen e detit me Shqipërinë ta përdorë kundër Turqisë për disa ishuj në Egje, prandaj edhe ka një ndjeshmëri të madhe nga çdo zhvillim që lidhet me këtë çështje duke arritur edhe në përfundime të tilla, siç është ai më sipër.