Vijon bojkoti i avokatëve të Shkodrës. Vendimi u mor në mbledhjen e fundit të Dhomës së Avokatisë Shkodër, ku i pranishëm ishte edhe kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maksim Haxhia, i cili bëri me dije se bojkoti vijon deri në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm.
Haxhia është i bindur se harta e re gjyqësore nuk do të miratohet, por nëse ndodh sistemi do futet në kolaps.
Haxhia komentoi edhe deklaratat e ministrit Manja, teksa tha se ai flet nga pozicioni i tij, pasi po të ishte avokat do fliste ndryshe…
“Është nga të vetmet intervista që janë shoqëruar nga ata që morën vendimin. Jam i bindur që qeveria nuk do gabojë që ta miratojë hartën, për shumë arsye. Vendimi ishte unanim do vazhdojmë bojkotin deri në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës së Avokatisë, që vendosa ta spostoj.
Manja tha se kjo sjellje e Dhomave të Avokatisë është e paparanueshme? Si e komentoni?
Është e drjeta e ministrit si të flasi, ai flet nga pozicioni i tij, po të ishte avokat do fliste ndryshe.
Ne që në fillesat e projektit të hartës së re gjyqësore, kemi sjell pretendimet dhe propozimet se pse ky variant është jo afektiv. Zgjidhjet tona janë shumë racionale, i sherbejnë të gjithë problematikës”– tha ndër të tjera Haxhia.
Kujtojmë se një ditë më parë, Dhoma e Avokatisë Shkodër zhvilloi edhe një protestë para prefekturës së Qarkut Shkodër.