Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“Rama ka qetësinë e një biznesmeni të ftohtë”, studiuesi Brahaj: Bëri të painformuarin sot në Kuvend, Teatri ishte i përfunduar

Jaho Brahaj, studiues i trashëgimisë kulturore ka folur për “Fax News” në lidhje me deklaratën e kryeministrit Ram që tha në foltoren e Kuvendit sot se godina e teatrit nuk ka qenë asnjëherë dhe është projekt i papërfunduar.

“Ai e ka krejtësisht gabim dhe ka mundësi të jetë i painformuar ose do të bëjë rolin e një të painformuar. Ai projekt është filluar në periudhën e mbretërisë së Zogut dhe është ndërtuar pikë për pikë sipas projektit fillestar deri në inagurimin që ka filluar në vitet e pushtimit italian. Projekti është pjesë e vazhdimësisë së bulevardit dhe i pasqyruar dhe është si kompleks i vecantë brenda kësaj strukture”, tha Brahaj.

I pyetur nëse godina e Teatrit ishte pjesë e monumenteve të Kulturës së vendit, Brahaj u shpreh se në bazë të igjit, nuk duhej ti prekej asgjë nga pjesë e jashtme, kurse nga brenda mund të bëheshin ndryshime.

“Duhet të kthehemi pak më mbrapa. Kur është shpallur qendër historike, bulevardi i qytetit të Tiranës, ka qenë pjesë përfshirëse e qendrës historike të Tiranës. Të gjitha objektet që ishin në këtë përfshirje qendër historike, sipas ligjit të 2003 për trashëgiminë që kemi pasur në fuqi dhe tani është votuar ligji tjetër në 2018, cdo objekt ishte monument kulture automatikisht, por i kategorisë së parë.

Monumenti i kategorisë së dytë nuk mund ti lëvizet asnjë gjë sado e vogël në fasadën e jashtme në të gjitha faqet e tij, kurse nga brenda, monumentet e kategorisë së dytë mund të ndryshojnë, mund të zgjerohen, riparohen. Ligji ku ishte i përfshirë në qendrën historike të Tiranës, ishte monument i kategorisë së dytë. U hoqën dy pjesëza të kësaj qendre historike të Tiranës. Një pjesë iu hoq nga zonat e Teatrit Kombëtar deri tek rruga e Rilindjes dhe pjesa e tjetër është pas atij Instituti Albanologjik. Cfarë ndodhi me këto heqje. Ishin të planifikuara me qetësinë e një biznesmeni të ftohtë sic është Edi Rama, stadiumi do të prishej dhe Teatri Kombëtar do hiqej dhe do shkatërrohej sepse dihej që ishin të leverdisshme për ndërtime biznesesh. Për stadiumin, ai që ishte edhe mik me Edi Ramës, Maks Velo e ka quajtur një stadium që u përgjysmua sepse nuk kemi një fushë olimpike.

Nëse do të bëjmë gara, ku do i bëjmë. I kishim i shkatërruam. Tani kemi një teatër që ka projekte që askush nuk mund ti marrë veshë, ka gjullurdi. Dikush thotë i ka bërë Fusha me porosinë e vet, nuk po futemi në këto, por dihet që ka qëllime biznesi”, tha Brahaj.

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *