Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, ka shpërndarë, deklaratën e bërë nga sekretarja amerikane e Thesarit, Janel L. Yellen e cila ka përpiluar një rregull të ri mbi raportimin e pronësisë përfituese sipas Ligjit të Transparencës së Koorporatave.
Në deklaratë thuhet se rregulli i ri do të sillte progres të ri në rrugën drejt luftës ndaj korrupsionit dhe efektet që sillte për demokracinë.
“Sekretarja e Thesarit e Shteteve të Bashkuara, Janet L. Yellen shpalli një rregull të ri mbi raportimin e pronësisë përfituese sipas Ligjit të Transparencës së Koorporatave. “Ky rregull do të çojë akoma më përpara punën për të luftuar korrupsionin dhe efektet e tij gërryese mbi demokracinë dhe sundimin e ligjit – si në vend ashtu edhe në mbarë botën”, tha Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim. Lexoni deklaratën e plotë të Sekretares së Thesarit Yellen mbi rregullin e ri bazuar në Ligjin e Transparencës së Koorporatave duke klikuar më poshtë”, thuhet në deklaratë.