Yuri Kim ka reaguar e shqetësuar në Tëitter pas deklaratës që bëri mbrëmjen e sotme “kush do ndryshimin, të votojë ndryshimin”.
Kim thotë se deklarata e saj është keqinterpretuar dhe se SHBA nuk mbështet asnjë kandidat. Ajo i lutet qytetarvëe që të shikojnë intervistën e plotë.
“Po shoh disa tituj të pavërtetë. Ju lutemi shikoni të gjithë intervistën. SHBA NUK mbështet ndonjë kandidat ose parti të veçantë – mbështet të drejtën e qytetarëve për të bërë të ditur vullnetin e tyre përmes votës së tyre. SHBA paralajmëron kundër atyre që e mohojnë këtë të drejtë duke blerë vota ose duke frikësuar votuesit,”-shkruan Kim.
(E.H/Faxweb.al)