Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Deklarata e Ramës për vetëpërjashtimin e Kosovës, Enver Bytyçi: E papranueshme, po bën dakortësi me Serbinë

Profesori dhe studiuesi Enver Bytyçi, ka qënë i ftuar në studion e FaxNews, ku foli për Mini Shengenin Ballkanik.

Bytyçi tha se kryeministri Rama dëshiron ketë në dorë gjithçka. Studiuesi tha se Rama nuk po konsultohet me palët politike “Mini Shengen. Gjithashtu, Bytyçi tha se është interesante se si dy njerëz Rama-Vuçiç kanë ardhur në një mendim për rajonin.

Më tej, Bytyçi foli edhe për “vetëpërjashtimin” e Kosovës. Ai thotë se deklarata e Ramës ishte njësojë si të fliste Serbia.

“Është ide e serbisë për “Mini Shengenin”. Pse Rama nuk konsultohet me palët politike për këtë mini shengen. Rama do të ketë në dorë gjithçka. Është interesante se si dy njerëz Rama-Vuçiç kanë ardhur në një mendim për rajonin. SHBA nuk mund shprehen kundër një iniciative e cila në  pikëpamje të parë çon në bashkëpunim mes dy shtete, të cilat kanë prej kohësh armike. Nuk ka për ndodhur kjo gjë, SHBA e ka dhënë kontributin për Kosovën. SHBA kanë sponsorizuar shumë që Kosova të njihet si shtet. Nëse Kosova do ti nën shtrohet presionin për Ramën dhe Vuçiç, atëherë Kosova do të humb territoret.”

Më tej, Bytyçi tha se Rama në vend të konsultohet me autoritet e Kosovës apo të bëhet palë me ta, ai po bën dakortësi me Serbinë dhe kjo është e papranueshme.

“Sipas Ramës, Kosova është vetëpërjashtuar, por deklarata e tij ishte njësojë si të fliste Serbia. 

Në vend të konsultohet me autoritet e Kosovës apo të bëhet palë me ta, Rama po bën dakortësi me Serbinë dhe kjo është e papranueshme. “

(K.H/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *