Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Deklarata e Ramës për KÇK-në, flet kreu i KLP-së: Është politike, nuk mjafton që ne…

Ditën e sotme, është mbledhur Komisioni i Ligjeve me një seancë për veprimtaritë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

I ftuar në komision është edhe Kreu i KLP, Gent Ibrahimi. Brahimi ka folur për Vettingu-n, që sipas tij po lë jashtë sistemit, shumë prokurorë.

I pyetur për KÇK-në që përmendi kryeministri Rama, Ibrahimi tha se deklaratat e Ramës janë politike dhe nuk janë të pamjaftueshme që të bëhet gjyq.

“Deklaratat e Ramës janë politike, s’mjaftojnë që ne të bëjmë gjyq. Nuk i paragjykojmë ankesat. Pikëzimi bëhet brenda një dite. Ne u japim 10 ditë kohë kandidatëve të përgatiten për intervistat.”

Cfarë deklaroi pak ditë më parë Rama për KÇK?

Pak ditë më parë nga Kuvendi, kryeministri Edi Rama do të inicionte luftën e tij ndaj grupit KÇK, Kap çfarë të Kapësh), duke iu referuar prokurorëve dhe gjykatësve të korruptuar që do të dalin jashtë sistemit pas Vetingut.

Kemi një grup prokurorësh dhe gjykatësish që kanë krijuar një grup kçk (të kapësh ça të kapësh), por do ti shpallim në kërkim anëtarët e kësaj organizate kriminale. Janë qindra grupe të tilla kçk, derisa tu vijë ora e Vettingut”, tha Rama.

Ky grup sipas Ramës po mundohet që të përfitojë sa më shumë nga të qenit në detyrë, pasi e dinë që fundi që i pret është ai i shkarkimit nga pozicioni që mbajnë.

Duke u nisur nga kjo, Rama shpalli dhe nismën për një ligj special të hetimit për këta njerëz të drejtësisë që na paskërkan nxirë sistemin.

(K.H./Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *