Pas deklaratës së presidentit turk Erdogan, ku i kërkoi vendeve islamike mbështetje për Palestinën, deputeti demokrat Tritan Shehu kërkon sqarime nga qeveria Rama, nëse e mbështesin deklaratën e firmosur dje nga këto vende.
Shehu, në një reagim në Facebook shkruan se Bushati dhe Rama kësaj here kanë shkelur në dërrasë të kalbur.
Reagimi i plotë:
Z. Kryeminister dhe Minister Jashtem, keni shkelur ne “derrase te kalbur” dhe demtuar rende interesat e Kombit tone perseri:
Me poshte do te gjeni tekstin e plote te Deklarates se mbremeshme te Takimit te Organizates se Koperacionit Islamik (OIC), te miratuar dhe nga perfaqesuesi juaj aty.
Ajo deklarate eshte e mbushur me sulme ekstreme ndaj ShBA, administrates amerikane e Presidentit Trump (per te mos permendur dhe ato ndaj Izraelit).
Ne keto kushte te renda cenuese edhe te Sigurise sone Kombetare, ju duhet te shpreheni qartesisht nese e mbeshtesni ate deklarate, kete goditje te rende ndaj Partnerit tone kryesor Gjeostrategjik.
Ne fakt ajo e tille demton edhe vete procesin e paqes ne Lindjen e Mesme.
Heshtja juaj tashme nuk i sherben asgjeje, as loja e “mbretit lakuriq”…
Dicka ne fund, perfaqesuesi juaj ishte gjithashtu i pranishem edhe gjate inagurimit te Ambasades amerikane ne Jeruzalem, disa dite me pare.
A ja bete te ditur kete fakt dje organizatoreve, pjesemareseve te OIC-se, hartuesve te asaj deklarate???
(F.G/Faxweb.al)
Discussion about this post