FlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Deklarata e fortë e Nikolin Jakës: Do mbyllen 138 mijë biznese të vogla brenda 5 viteve

Kreu i dhomës së tregtisë dhe industrisë në Tiranë, Nikolin Jaka ka bërë dje një deklaratë të fortë përsa i përket TVSH-së te bizneset e vogla. 

Ai është shprehur haptazi do të mbyllen 138 mijë biznese të vogla.  Në “Top Show” ai deklaroi se dyqanet e lagjeve do të mbyllen brenda 4-5 viteve. 

“Dyqanet e lagjeve duhet të mbyllen dhe do të mbyllen brenda 4-5 viteve. Qytetarët duhet të shkojnë të blejnë në supermarkete”, tha Jaka.

Më tej Jaka u shpreh se të gjithë këta pronarë dyqnesh kanë nga një profesion dhe le tu kthehen atyre.  “Këta pronarë të dyqaneve të lagjes, janë ekonomistë, berberë, këpucarë apo orëndreqës të cilët shumë mirë mund të punojnë në profesionin e tyre”, tha Jaka.

Po çfarë e sjell e gjithë kjo? Të mbyllen 138 mijë biznese minimalisht ngelen 138 mijë njerëz të papunë në vend.  

Por duhet të theksojmë edhe një ligj të ri që pritet të dalë së shpejti në BE.  BE-ja pritet të nxjerrë ligje të reja për të mbrojtur fermerët nga shitësit e mëdhenj duke u shpallur luftë supermarketeve. 

Kërkesa kryesore e fermerëve është se BE-ja duhet të nxjerrë legjislacionin e duhur për t’i dhënë fund praktikave të padrejta tregtare siç janë pagesat e vonuara nga supermarketet dhe kontratat abuzive.

Mesa duket në vendin tonë nuk po ecet me praktikat e BE por po sulmohet biznesi i vogël. 

Por çfarë sjell TVSH-ja për të gjitha bizneset?

Përfshirja e biznesit të vogël në TVSH ka efekte komplekse në treg. Një nga rrisqet më të mëdha është se TVSH do të detyrojë që bizneset të rritin çmimet e produkteve dhe si pasojë atyre do t’iu bien shitjet në treg.

Po kështu edhe për vetë biznesin e vogël  do të rriten shpenzimet pasi do i duhet të paguajë një kontabilist për të bërë deklarimin e TVSH-së dhe të blejnë pajisjet elektronike që mbajnë evidencën e inventarit. Të gjitha këto do të detyrojnë që biznesit t’i rriten shpenzimet dhe të rrit çmimet e tij. 

Ndërkohë një punë e madhe është edhe për vetë tatimet pasi administratës do t’i duhet të kontrollojë me dhjetëra mijëra biznese të vogla, të cilat sot nuk kontrollohen me të njëjtën vëmendje. Kjo është edhe arsyeja se përse Fondi Monetar Ndërkombëtar ka qenë gjithmonë skeptik ndaj kësaj mase pasi ka shumë shprenzime edhe në staf. 

Tjetër,  një pjesë e bizneseve të vogla mbijetojnë në treg, pikërisht për shkak se nuk paguajnë TVSH-në. 
Vendosja e TVSH-së mund t’i detyrojë disa nga këto biznese të falimentojnë, duke rritur papunësinë. 

A është e nevojshme tani vendosja e TVSH-së edhe për bizneset e vogla kur tregu nuk është i sigurt dhe i qartë? Si do i justifikojë Edi Rama ato biznese të vogla që me këtë taksë mund të mbyllen? Po gjithë ata të papunë që do të mbeten? Theksojmë që ka shumë biznese të vogla në vend që veprojnë ende pa TVSH.

(J.V/Shuplaka)

 

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *