Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashTe FunditTe Gjitha

Deklarata e fortë e gazetares: Në katër ngjarjet e ndodhura në Elbasan, kamerat e sigurisë kanë qenë të fikura

Gazetarja e kronikës në “News 24”, Klodiana Lala, ka komentuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”  4 ngjarjet e rënda kriminale në Elbasan. 

Ajo tha se është tepër evident fakti që kamerat kanë rezultuara të fikura edhe në ngjarjen e shkurtit të vitit 2015-të, ku pati një masakër ndaj familjes Çapja.

Po ashtu Lala  tha se prokuroria e asaj kohe, ka pasur dyshime të forta lidhur me një tjetër grup kriminal të fuqishëm, i cili vepronte në zonën e Mirditës dhe të Shkodrës, ku krerët e këtij grupi janë të vendosur në Spanjë dhe Holandë, por lidhjet e fuqishme me politikën kanë bërë të pamundur kapjen e tyre.

Ndërkohë  që shton se e gjithë kjo duket si një qark i mbyllur, por realisht të gjitha ngjarjet janë të lidhur me njëra-tjetrën.

“Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë treguar se të gjitha kamerat e sigurisë jo vetëm ato që janë në varësi të policisë së shërbimit rrugor, por edhe ato që janë në varësi të bashkisë kanë rezultuar të fikuara, në të katër ngjarjet e ndodhura në qytetin e Elbasanit. Është evident fakti, që kamerat janë të fikura edhe në ngjarjen e shkurtit të vitit 2015-të ku pati një masakër ndaj pjesëtarëve të familjes Çapja. Ajo që bën përshtypje është fakti se prokuroria e asaj kohe, ka pasur një dyshim të fortë lidhur me një tjetër grup kriminal të fuqishëm i cili vepronte në zonën e Mirditës dhe të Shkodrës, ku krerët e këtij grupi janë të vendosur në Spanjë dhe Holandë dhe që luajnë të gjitha fijet e trafikut të kokainës dhe heroinës, por për asnjë moment askush nga ata nuk është vënë në përgjim. E gjithë kjo duket si një qark i mbyllur, por që të gjitha ngjarjet janë të lidhura me njëra-tjetrën”, tha ajo. (S.SH/Shuplaka)

 

 

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.